Vdes në QKUK personi që u aksidentua para një muaji në Komoran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK personi që u aksidentua para një muaji në Komoran

    Insajderi
    06 August 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku mes një autobusi dhe dy veturave muajin e kaluar në Komoran, ka vdekur dje në QKUK.

    Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

    “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një autobusi dhe dy veturave, ku si pasojë një person mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa më 05.08.2024 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark