“Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan në punë të shtetit” Deputetja e AAK’së akuzon ministrin për nepotizëm: Allahile me çfarë fytyre... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan në punë të shtetit” Deputetja e AAK’së akuzon ministrin për nepotizëm: Allahile me çfarë fytyre…

    Insajderi
    06 August 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit”, kështu ka deklaruar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke shtuar se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

    Përmes një statusi  në Facebook, Bytyqi ka akuzuar partinë në pushtet se e ka pasur veç “fasadë” luftimin kundër nepotizmit.

    “Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni”, shkruan ajo mes tjerash.

    Shkrimi i saj:

    Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.

    Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark