Vdes një foshnje katërmuajshe në Strugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një foshnje katërmuajshe në Strugë

    Insajderi
    08 August 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foshnje katërmuajshe nga Struga është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ka njoftuar sektori për Punë të Brendshme në Ohër.

    Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB-Strugë është raportuar se fëmija është dërguar pa shenja jete në Repartin e Fëmijëve, transmeton klankosova.tv.

    ”Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski.

    Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi, shkruan Alsat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark