Arrestohet dhe dërgohet për ekzaminim psikiatrik gruaja që dëmtoi veturat e parkuara “keq” në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet dhe dërgohet për ekzaminim psikiatrik gruaja që dëmtoi veturat e parkuara “keq” në Fushë Kosovë

    Insajderi
    08 August 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar gruan nga Fushë Kosova që dëmtoi tri vetura që sipas saj ishin parkuar keq në trotuare.

    Ajo u incizua duke goditur veturat me një mjet të fortë ku si pasojë ka thyer xhamat.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për Insajderin se pas arrestimit e dyshuara është dërguar për ekzaminim psikiatrik.

    “Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në  koordinim me prokurorinë”, tha më tutje Ahmeti.

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark