Deri më 31 gusht, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur nga ora 21:00 deri në 02:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri më 31 gusht, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur nga ora 21:00 deri në 02:00

    Insajderi
    08 August 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar tërësisht për automjete deri më 31 gusht.

    Sipas njoftimit, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

    Nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.

    “Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim nga data 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark