Do të ndërtojmë koalicion parazgjedhor dhe do t’i fitojmë zgjedhjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Do të ndërtojmë koalicion parazgjedhor dhe do t’i fitojmë zgjedhjet

    Insajderi
    16 April 2016 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë opozitare – Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – duke se janë afër formalizimit të një marrëveshje koalicioni për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Këtë e ka konfirmuar vetë lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se “ne jemi duke biseduar në mënyrë intensive me AAK-në dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.

    Por, Limaj ka thënë se partia e tij do të provojë të ndërtojë një koalicion parazgjedhor dhe për këtë nuk është e gatshme të pres pafundësisht as AAK-në dhe as Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Nisma nuk e ka ndërmend me prit, nuk e pret as Aleancën as Vetëvendosjen ne do të shkojmë në ndërtimin e një koalicioni parazgjedhor. Do të provojmë”, ka thënë Limaj në një emision në RTV 21.

    “Ka shumë gjëra që na bashkojnë, jemi të përafërt ama kur të vijmë te zgjedhjet duhet me pasë të qartë që përballë LDK-së dhe PDK-së do të jetë edhe një pol tjetër i fuqishëm i cili jo vetëm se do të jetë serioz por do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Limaj.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark