I nxehti afrikan vjen në Kosovë javën e ardhshme, deri në kaq gradë pritet të arrijnë temperaturat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti afrikan vjen në Kosovë javën e ardhshme, deri në kaq gradë pritet të arrijnë temperaturat

    Insajderi
    11 August 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se edhe java e ardhshme parashihet të jetë e nxehtë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me orogjinë nga Afrika Veriore. Temperaturat maksimale pritet të jenë deri në 36 gradë Celsius.

    Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

    Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

    Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    Të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s.

    “Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit riga të dobëta shiu mund të ketë nga e mërkura, vetëm në disa zona të izoluara”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark