Insajderi
Lajme

Vuçiq konspiracionisti: Perëndimi synon të instalojë liderë serbë të rinj në veri, të shkëputur nga Beogradi

Insajderi
11 August 2024 - 15:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq konspiracionisti: Perëndimi synon të instalojë liderë serbë të rinj në veri, të shkëputur nga Beogradi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pa i përmendur specifikisht në emra politikanë lokalë në veri nga Demokracia Serbe si Aleksandar Arsenijeviq, tha se perëndimi dëshiron t‘i instalojë si liderë të rinj në veri të shkëputur nga Beogradi.

“Ndërkohë, agjencitë e huaja do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë që të ndihmojnë në portretizimin e tyre si të guximshëm edhe pse nuk janë, të përpiqen t’i ndajnë ata nga Beogradi dhe të thonë se ata nuk janë më të interesuar për Beogradin dhe se ata janë. duke bërë marrëveshje me Kurtin, si dhe në çfarë mënyre të jenë shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja”, tha Vuçiq.

Referencën indirekte e kanë kapur nga kjo parti që udhëhiqet nga Aleksandar Arsenijeviq, duke i replikuar Vuçiqit se nuk i shërbejnë, siç pretendon ai, interesave të huaja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark