Prindërit shqiptarë dhurojnë organet e djalit 16-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në një aksident - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit shqiptarë dhurojnë organet e djalit 16-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në një aksident

    Insajderi
    13 August 2024 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali.

    Siç raportojnë mediat italiane, Lorenzo Çela, u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë dhe vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

    Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.

    16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark