Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

    Insajderi
    13 August 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.

    Kryetari i Bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

    Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka përfshirë parkun.

    Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës.

    Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe ndaj edhe për kete Kolevskin tha se kjo mungesë ka sjellë rëndimin e situatës.

    Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark