Kosovë-Maqedoni, nga sot lëvizet vetëm me letërnjoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovë-Maqedoni, nga sot lëvizet vetëm me letërnjoftim

    Insajderi
    17 April 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë, do të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim, duke përmbushur kështu edhe një detyrim të BE-së për lëvizje të lirë.

    Sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

    Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës, përcjellë Gazeta Express.

    Pengesa e vetme që pengonte një bashkëpunim të tillë deri më tani, ishte mungesa e dokumenteve biometrike tek qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark