
Nga aktiviteti tregtar në Detin Mesdhe, po rezulton se qarkullimi i anijeve tregtare në Mesdhe, më tepër se sa përfitime sjell dëme për të gjithë pellgun dhe vendet që janë në rajon.
Çdo vit 100 mijë deri në 150 mijë tonelata me hidrokarbure derdhen në Detin Mesdhe, sipas studimeve të kryera nga një agjenci në varësi të OKB-së.
Edhe hapësira ujore shqiptare është drejtpërdrejtë e ekspozuar ndaj ndotjes, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve që përfundon në fund të detit, i shkakton dëme të parikuperueshme faunës. Shumë gjallesa ujore tashmë janë në rrezik nga mbetjet e hidrokarbureve. Shumë raportohet të jenë në zhdukje.
Të paktën 8 mijë e300 specie ujore përbëjnë faunën e pasur të Mesdheut. Por, mbetjet e anijeve tregtare po e rrezikojnë përherë e më shumë.
Kjo sasi e madhe shkakton një nivel ndotjeje me faktorë kancerogjen 10 herë më shumë se mesatarja e të gjitha hapësirave detare.
Në Mesdhe, që përbën 0.8% të të gjithë hapësirës botërore, lëvizin 25% e qarkullimit botëror të hidrokarbureve.
E gjithe bota po përfiton nga rajoni, por vendet që lagen nga këto ujëra më shumë po dëmtohen se sa po përfitojnë nga aktiviteti tregtar.
Tashmë vendet e rajonit janë alarmuar nga faktorët kancerogjen në Detin Mesdhe./Insajderi.com