OSBE-ja reagon pas dorëheqjeve të bordit të RTK-së, kërkon transparencë në emërimet eanëtarëve të rinj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OSBE-ja reagon pas dorëheqjeve të bordit të RTK-së, kërkon transparencë në emërimet eanëtarëve të rinj

    Insajderi
    18 August 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës [RTK] kanë dhënë dorëheqje kryetari i këtij bordi, Besnik Boletini dhe disa orë më vonë edhe anëtarja, Arta Berisha.

    Lidhur me këto dy dorëheqje, ka reaguar pas dy dorëheqjeve të fundit nga anëtarët e Bordit të RTK-së edhe Misioni i Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në të cilët thuhet se kërkesa e tyre është emërimi i bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jenë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”.

    “Misioni respekton vendimet e tyre si të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediumit publik”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

    Organizata theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës “për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”. “Tashmë është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet sërish, në mënyrë që bordi të funksionojë sërish”, thotë OSBE.

    OSBE kërkon që emërimi i anëtarëve të bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jetë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”.

    RTK-ja momentalisht është pa drejtor të përgjithshëm. Shkumbin Ahmetxhekaj fillimisht dha dorëheqje nga kjo pozita për shkak të presionit politik, siç tha, ndërsa në vendin e tij, Zana Spahiu nuk qëndroi më shumë se disa ditë si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark