"Gjuha për luftën në çdo medium dekurajoi investitorët" Rukiqi fajëson Kurtin për ikjen e investitorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjuha për luftën në çdo medium dekurajoi investitorët” Rukiqi fajëson Kurtin për ikjen e investitorëve

    Insajderi
    18 August 2024 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi ka ironizuar me postimin e kryeministrit Albin Kurti i cili në një postim në platformën X tha që Kosova është bërë destinacion lider për investitorët e huaj.

    Rukiqi tha se pikërisht për shkak të deklaratave të Kurtit për luftë në shumë media ndërkombëtare, investitorët e huaj janë dekurajuar.

    “Gjuha për luftën dhe rreth luftës e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme”, ka shkruar Rukiqi.

    Ai thotë se investimet e huaja në Kosovë janë kryesisht në patundshmëri dhe banka e që sipas tij nuk kanë ndikuar në krijim të vendeve të punës.

    “Investime te Huaja ne Kosove janë:

    Patundshmëritë

    Riiinvestimi i fitimeve te bankave

    Rrjedhimisht, nuk ka asnjë projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punës”, ka shkruar zyrtari i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark