"Asnjë involvim, asnjë njohuri" Osmani mohon përsëri akuzat nga raportimet për dhunimet e dy vajzave nga axha i Prindon Sadriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Asnjë involvim, asnjë njohuri” Osmani mohon përsëri akuzat nga raportimet për dhunimet e dy vajzave nga axha i Prindon Sadriut

    Insajderi
    19 August 2024 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se  shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj.

    Është raportuar se presidentja Osmani ka pasur njohuri në lidhje me veprat për të cilat dyshohet i vrari 89-vjeçari, për dhunim dy të vajzave të mitura.

    Ajo ka  kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.

    “Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani për Radio Evropa e Lirë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark