Insajderi
Lajme

“Nuk përjashtohet mundësia për breshër”, Parashikimi i motit për nesër

Insajderi
19 August 2024 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk përjashtohet mundësia për breshër”, Parashikimi i motit për nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark