Sot mbesin pa ujë këto pjesë të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbesin pa ujë këto pjesë të Prishtinës

    Insajderi
    20 August 2024 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se me qëllim të realizimit të kyçjes së gypit të ri në rrjetin ekzistues të ujësjellësit, dhe pas kërkesës nga punëkryesi, sot do të ketë ndërprerje të planifikuar.

    Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit duhet të bëhet me datë 20.08.2024, nga ora 09 deri në orën 14, dhe përfshinë rrugët: Drenica, Bahri Fazliu, Bajram Bahtiri, Ilir Konushevci (pjesërisht), Lidhja e Prizrenit (deri te tregu), Maliq Pashë Gjinolli dhe rruga Llapi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark