Insajderi
Sport

Mbappe padit PSG-në dhe i jep goditjen më të rëndë, klubi francez mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Insajderi
20 August 2024 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe padit PSG-në dhe i jep goditjen më të rëndë, klubi francez mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jo vetëm që vendosi të largohej nga Paris Saint Germain për në Real Madrid si transferim i lirë, por Kylian Mbappe vendosi t’i jepte një goditje të fundit të ashpër ish-klubit të tij.

Mbappe, pavarësisht ofertave fitimprurëse për të qëndruar në PSG dhe për t’u bërë legjendë e klubit, vendosi të përmbushë ëndrrat e tij dhe të transferohet te Real Madrid.

Një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme u transferua falas te Reali pasi i skadoi kontrata me PSG-në dhe në Madrid tashmë ka luajtur dy ndeshje zyrtare, ka shënuar një gol dhe ka fituar Superkupën e Evropës.

Megjithatë, ai nuk e harroi PSG-në. Mirëpo, marrëdhënia e tij me parisienët nuk është më aq e mirë, ndaj ai e ka kujtuar në atë mënyrë ish-klubin e tij, saqë e ka paditur.

Sipas gazetës franceze Le Monde, Mbappe ka vendosur të ngrejë një padi kundër PSG-së dhe ta dorëzojë atë në adresat e UEFA-s dhe Ligës së Futbollit Profesional Francez (LFP).

Mbappe raportoi se PSG nuk i kishte paguar paratë që i kishte borxh, që është një shifër prej 55 milionë eurosh paga dhe bonuse të papaguara.

Ajo që mund të jetë më e keqja për PSG-në, është se në rast të shpalljes fajtor, klubi parisien rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark