Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra shkollor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra shkollor

    Insajderi
    20 August 2024 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platofrmën e-Kosova.

    Sipas ministrisë, deri sot kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.

    “Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftim.

    Më tej, MAShTI tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark