"Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës"- Haradinaj në Podujevë, takon veteranë të luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës”- Haradinaj në Podujevë, takon veteranë të luftës

    Insajderi
    21 August 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Podujevës, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe zhvilluar bashkëbisedim me qytetarë dhe shoqatat e dala nga lufta.

    Haradinaj ka thënë se është i gjatë vargi i heronjve e dëshmorëve llapjanë.

    “Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës

    I gjatë është vargoji i heronjve e dëshmorëve llapjanë, që i kanë dhënë vlerë kësaj nahije e krejt Kosovës. Që nga Adem Demaçi, disidenti më i madh i historisë së re të Kosovës, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Ali Ajeti e shumë të tjerë, që tashmë jane ngritur në altarin e lavdisë shqiptare, e llapjanët i kanë derdhur në bronz. Nderimi e përkulja para lapidarëve të tyre, të le pa frymë e të jep forcë që Kosovën ta bëjmë ashtu siç ata e kishin ëndërruar, të lirë, të pavarur e të panënshtrueshme. Kujtimin për këto kohë lavdie e filluam në një bashkëbisedim me luftëtarë e familjarë të dëshmorëve”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark