“Nuk doja ta bëja, por..” – Pasi kritikoi Qeverinë Kurti, Ambasadori amerikan i thotë diçka Vjosa Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk doja ta bëja, por..” – Pasi kritikoi Qeverinë Kurti, Ambasadori amerikan i thotë diçka Vjosa Osmanit

    Insajderi
    21 August 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të paraqitjes para shtypit, në të cilën folën për marrëdhëniet mes SHBA’së dhe Qeverisë së Kosovës, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier dëgjohet duke i thënë presidentes Vjosa Osmani “Nuk doja ta bëja, por…”, duke harruar mikrofonin e ndezur.

    Nuk dihet qartë se për çfarë e kishte fjalën por në konferencë, Hovenier kritikoi Qeverinë për partneritetin me SHBA’në.

    Ai tha se Qeveria është duke ndërmarr veprime “sfiduese” të cilat po ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në.

    Hovenier citoi edhe zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, Mathew Miller.“Ashtu siç tha zëdhënësi këtë muaj: Qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Hovenier./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark