Kontrabandë me mjaltë- Kapet duke futur ilegalisht 71 kavanozë nga Serbia, ndalohet në Zubin-Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandë me mjaltë- Kapet duke futur ilegalisht 71 kavanozë nga Serbia, ndalohet në Zubin-Potok

    Insajderi
    22 August 2024 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka ndaluar një person për kalim ilegal të kufirit në fshatin Bërnjak , Zubin Potok.

    Sipas policisë në veturën e tij janë gjetur 71 kavanozë me mjalë.

    “Fsh.Bernjak,Zubin Potok 21.08.2024-19:05. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli thuhet se janë dërguar në terminalin doganor.”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark