Insajderi
Lajme

Grabiten mijëra euro në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia jep detaje

Insajderi
23 August 2024 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabiten mijëra euro në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, konkretisht në një institucion mikrofinanciar.

Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka marr nën kërcënimin e armës një shumë të madhe të parave.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark