Insajderi
Lajme

Pos zyrtar i Qeverisë, i arrestuari me dy serbe në veturë është aktiv edhe në politikë

Insajderi
24 August 2024 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pos zyrtar i Qeverisë, i arrestuari me dy serbe në veturë është aktiv edhe në politikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës u raportua për arrestimin e një zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës. I arrestuari në momentin kur u ndal nga Policia e Kosovës ishte bashkë me dy vajza serbe.

Arrestimi i tij ka ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe i arrestuar është Rifat Kurtishi.

Gazeta Insajderi ka siguruar dëshmi që përveçse Kurtishi është zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, është aktiv në sferën politike.

Fotografi, tubime dhe aktivitete partiake me partinë Boshnjake të Rasim Demirit – partinë Vakat.

Në pamjet e mëposhtme shihen aktivitetet e shumta të të arrestuarit Rifat Kurtishi për partinë e Rasim Demirit.

Në momentin e arrestimit, Rifat Kurtishi, përveç që ishte me dy vajza serbe, ishte me veturë zyrtare pronë e ministrisë së Infrastrukturës.

Policia ka zhvilluar aksion edhe në shtëpinë e Kurtishit, ku gjatë bastisjes ka gjetur armë dhe fishekë.

Ndaj tij është marrë vendim për ndalim prej 48 orësh.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark