Arrestohen dy hajna, vodhën disa çanta dore në kafiteritë e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy hajna, vodhën disa çanta dore në kafiteritë e Prishtinës

    Insajderi
    25 August 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.

    Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore.

    Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark