LDK në Deçan kërkon dorëheqjen e Ramosajt pasi iu dënuan tre zyrtarë komunal për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Deçan kërkon dorëheqjen e Ramosajt pasi iu dënuan tre zyrtarë komunal për korrupsion

    Insajderi
    25 August 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Deçan ka dënuar ashpër pushtetin lokal që nuk ndërmori masa pasi tre zyrtarë iu dënuan për korrupsion.

    Akuzat e partisë lidhen me, sipas tyre, mosndërmarrjen e veprimve në lidhje me tre zyrtarë komunal të cilët janë dënuar me burgim, por vazhdojnë të jenë në detyrë.

    “Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës! Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës”.

    “Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark