Arrestohet një 30-vjeçar pasi rrahu gruan, i sekuestrohet një armë zjarri me 6 fishekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 30-vjeçar pasi rrahu gruan, i sekuestrohet një armë zjarri me 6 fishekë

    Insajderi
    25 August 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar një person në Ferizaj për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

    Siç njofton policia, 30-vjeçari të dielën kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    “Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortës së tij”.

    Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

    “Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark