Ndërmarrja “Trepça” largon nga puna edhe një minator - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërmarrja “Trepça” largon nga puna edhe një minator

    Insajderi
    26 August 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar nga puna një minator për shkak se ai ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

    Sipas njoftimit nuk është bërë e ditur se çfarë shkeljesh ka kryer, por janë ndëmarr masa disiplinore ndaj tij.

    Siç thuhet në njoftim minatori i larguar është V.G, shkruan Insjaderi.

    “Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

    Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark