Sanksionet e SHBA‘së për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe” Bajqinovci i quan si arritje të Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sanksionet e SHBA‘së për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe” Bajqinovci i quan si arritje të Qeverisë

    Insajderi
    26 August 2024 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier kishte njoftuar se Kosova nuk do të mund të marr pjesë në stërvitjet më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”

    Përjashtimi i Kosovës nga këto stërvitje erdhi si ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

    Disa muaj me vonë, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e përshkruan si arritje të Qeverisë Kurti  pjesëmarrjen në “Defender Europe”, por ato nuk u mbajtën kurrë.

    “Në këto tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare… – Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025”, ka shkruar Bajqinovci.

    Postimi i plotë:

    Në këto tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare:

    – Dyfishim i buxhetit të ushtrisë.

    – 1852 ushtarë të rinj dhe 600 rekrutë të rinj vetëm këtë vit.

    – Trefishim i investimeve në armatim.

    – Blerja e dronëve luftarakë Bayraktar nga Turqia.

    – Në proces blerja e sistemit raketor anti-tank “Javelin” nga ShBA-ja.

    – Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025.

    Këto investime tregojnë përkushtimin tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë dhe të përgatitur për çdo sfidë. Për një Kosovë të sigurt dhe të mbrojtur!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark