Parandalohet kontrabandë në burgun e femrave, tentohet të futet ilegalisht një telefon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet kontrabandë në burgun e femrave, tentohet të futet ilegalisht një telefon

    Insajderi
    26 August 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se në Qendrën Korrektuese për Femra, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

    “Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori. Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark