Parashikimi i motit në Kosovë, maksimalja pritet të arrijë 34 gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit në Kosovë, maksimalja pritet të arrijë 34 gradë

    Insajderi
    27 August 2024 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj ditën e martë në vend, me maksimale deri në 32C e 34C.

    Paradite do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, aty këtu priten kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C. Frynë erë mesatare veriore-verilindore 7-12m/s, me hove deri në 15m/s, njofton Prishtina Weather.


    Nga dita e mërkurë kushte më jostabile paraqiten mbi vend, me më shumë mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave, kryesisht orëve të pasdites. Nuk do të mungojnë as intervale me diell, e në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie në 26C e 28C. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark