Rrahje masive në Palasë të Shqipërisë, publikohen pamjet (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në Palasë të Shqipërisë, publikohen pamjet (VIDEO)

    Insajderi
    27 August 2024 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë dhunuar dhe grushtuar.

    Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.

    Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim
    Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

    “Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,– njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark