Insajderi
Botë

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, publikohet momenti i “goditjes së fortë” në një liqe

Insajderi
28 August 2024 - 14:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, publikohet momenti i “goditjes së fortë” në një liqe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Helikopteri i Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës tip UH-1H i Forcave Ajrore dhe Brigadës së Mbrojtjes Ajrore ka rënë në liqenin e Jabllanicës.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 11 të paradites.

Siç shihet edhe në videon e “Black Chronicle”, momenti i “goditjes në ujë” ka qenë mjaft i fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Mediat vendase kujtojnë se helikopteri ishte i angazhuar në një test për një stërvitje të planifikuar me mbrojtjen civile të Komunës së Konjic, e cila ishte dashur të zhvillohej të enjten.

Ai kishte një ekuipazh prej katër anëtarësh të përbërë nga një pilot, një bashkë-pilot, një teknik fluturimi dhe një specialist të shërbimit të kërkim-shpëtimit.

Një anëtar i ekuipazhit u lëndua dhe u trajtua në njësi të urgjencës në Konjic.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark