Insajderi
Lajme

Gjuajtje me kallash në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person

Insajderi
30 August 2024 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me kallash në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë është plagosur një person dhe janë lënduar gjashtë të tjerë si pasojë e një gjuajtje me kallash që ka ndodhur në një lokal nate në fshatin Topliqan në Suharekë.

Siç njofton Policia deri tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

“Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47.  Si pasojë e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar  Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë  lëndime të lehta trupore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt”, thuhet në njoftim.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast dhe për arrestimin e të dyshuarve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark