Insajderi
Lajme

Tomë Gashi vazhdon ta kundërshtojë Kurtin, thotë që i dha tokë një organizate fetare

Insajderi
01 September 2024 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tomë Gashi vazhdon ta kundërshtojë Kurtin, thotë që i dha tokë një organizate fetare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë shoqatës bamirëse që udhëhiqet nga humanisti Halil Kastrati.

Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqët kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh, thuhet në vendimin e Qeverisë, raporton Insajderi.

Megjithatë, ky vendim nuk është pritur mirë nga avokati kosovar, Tomë Gashi, i cili është i njohur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Qeverisë Kurti.

Gashi ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një “gabim katastrofal” të kryeministrit Kurti.

Ai shprehu shqetësimin e tij përmes një postimi në Facebook, ku e kritikoi ashpër këtë vendim të qeverisë.

“Gabim Gabim Gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka thënë Gashi përmes një postimi në Facebook.

Avokati me qëndrime pro-qeveritare ka vazhduar tutje kundërshtimin e këtij vendimi, duke shtuar se Kurti po i jep tokë një organizate fetare.

“Gabim e ka Kurti me kete vendim me ju dhan organizatave fetare toke per punet qe nuk i takojne !”, ka shkruar ai në një koment në ‘Facebook’. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark