Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një motoçiklist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një motoçiklist

    Insajderi
    01 September 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditen e sotme në Komoran, shkruan Insajderi.


    Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.


    Viktima ka qenë duke vozitur një motociklet.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë tha për Insajderin se aksidenti ka ndodhur mes një motociklisit dhe dy automjeteve në lëvizje.

    Njoftimi i plote:

    Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
    Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje.
    Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark