Nga sot, pakot e cigareve duhet t’i përmbajnë këto paralajmërime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, pakot e cigareve duhet t’i përmbajnë këto paralajmërime

    Insajderi
    01 September 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot, të gjitha produktet e duhanit duhet të përmbajnë fotografi dhe vërejtje shëndetësore për pasojat në shëndet.

    Një udhëzim administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje ka hyrë në fuqi sot.

    “Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me angazhimin për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e ndikimit të përdorimit të duhanit, dhe pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2024, i cili ndryshon dhe plotëson Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, njofton se nga sot fillon zbatimi i këtij udhëzimi. Të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të përmbajnë fotografi me ngjyra ose ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Siç e parasheh udhëzimi administrativ, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se “vërejtjet shëndetësore do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen, si dhe produkteve të reja të duhanit”.

    Ilustrimet se si do të duken paketimet e produkteve të duhanit mund t’i shihni këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark