Insajderi
Lajme

Therrje me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, Policia jep detaje

Insajderi
02 September 2024 - 19:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therrje me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e në Policinë e Kosovës Qendra në Prishtinë.

“Sot rreth orës 18:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark