Dalin pamjet e arrestimit të Liridon Rexhepit në Turqi, dyshohet si spiun i Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e arrestimit të Liridon Rexhepit në Turqi, dyshohet si spiun i Izraelit

    Insajderi
    03 September 2024 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia e ka arrestuar një person me emrin Liridon Rexhepi, që dyshohet se ishte udhëheqës i rrjetit financiar të Mossadit izraelit. Siç ka shkruar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

    Ai dyshohet se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit.

    Sipas dyshimeve, i dyshuari ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Ai dyshohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi, që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

    Autoritetet turke raportohet se i kanë përcjellë të gjitha lëvizjet në llogaritë e të dyshuarit. I dyshuari u ndalua më 30 gusht. Në Polici, sipas AA-së, ka pranuar se ka transferuar para. 

    Siç shkruan “Anadolu Agency”, Rexhepi ka transferuar para në Turqi edhe nga Kosova. Këtë dyshohet se e ka bërë përmes institucioneve mikrofinanciare e kriptomonedhave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark