Kjo është ngjyra e syve është më e rrallë në botë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kjo është ngjyra e syve është më e rrallë në botë

    Insajderi
    05 September 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A e dini cila është ngjyra e syve më e zakonshme në botë?

    Një infografik i bazuar në të dhënat nga Atlasi Botëror zbulon se shumica e njerëzve (70-80 përqind) kanë sy kafe.

    Më pas është bluja me 8-10 për qind, pastaj ngjyra lajthie me 5 për qind, ngjyra e qelibarit (e verdhë) me të njëjtën përqindje, më pas grija me 3 për qind dhe në fund, më e rralla është jeshile me 2 për qind.

    Sipas Indeksit, për sa i përket përfaqësimit, kafeja e errët është më e zakonshme në Afrikë dhe Azinë Juglindore, kafe e çelur është më e zakonshme në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Amerikën Veriore dhe Jugore.

    E gjelbra, ngjyra më e rrallë e syve, është më e përhapur në Evropën Qendrore, Perëndimore dhe Veriore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark