Insajderi
Sport

Eroll Salihu godet fuqishëm: Në FFK s’ka njerëz me integritet, kryetari shpik probleme për me tërheq vëmendjen nga një problem tjetër

Insajderi
09 September 2024 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eroll Salihu godet fuqishëm: Në FFK s’ka njerëz me integritet, kryetari shpik probleme për me tërheq vëmendjen nga një problem tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit tek kombëtarja e Kosovës në futboll.

FFK dhe trajneri Franco Foda dje në një deklaratë të përbashkët – kanë njoftuar se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi i ‘Dardanëve’, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore. Megjithatë, ka shumë persona që mendojnë se pavarësisht gabimit të futbollistëve – FFK po tenton që të largojë vëmendjen nga humbja turpëruese 0:3 ndaj Rumanisë.

Salihu është një nga ta që e njeh shumë mirë Agim Ademin, pasi kishte punuar me vite me të – e tani thotë se kryetari Ademi po “shpik” probleme, për të larguar vëmendjen nga problemet tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark