Pandeli Majko me sjellje turpëruese ndaj gazetares, e shtynë me forcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandeli Majko me sjellje turpëruese ndaj gazetares, e shtynë me forcë

    Insajderi
    12 September 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Pandeli Majko, ka shtyer me forcë gazetaren e Euronews Albania pas një pyetje që ia parashtroi kjo e fundit.

    Në pamjet që ka publikuar mediumi në Shqipëri, shihet se ajo shtyhet me forcë nga deputeti i partisë në pushtet pas pyetjtes së bërë.

    Për këtë, ka bërë një reagim vetë mediumi në Shqipëri, duke thënë se pamjet janë “revoltuese” dhe tregojnë se si “personazhe si Majko, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kudo”.

    “Nje sjellje skandaloze dhe e turpshme e deputetit të PS Pandeli Majko përpara gazetarëve. Gazetarja e Euronews Albania i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko i cili njihet si një nga deputetët “memecë” te Kuvendit e ka shtyrë me forcë. Pamjet jane revoltuese dhe tregojnë se si disa personazhe si Majko, vetëm se kanë veshur kostum, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kujdo”, thuhet në reagimin e mediumit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark