Insajderi
Lajme

Dyshohet se vodhi biçikleta, motorsharrë, trotinet e 31 palë këpucë, arrestohet një person

Insajderi
13 September 2024 - 19:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se vodhi biçikleta, motorsharrë, trotinet e 31 palë këpucë, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar, se është arrestuar një person në Suharekë.

Sipas njoftimit 40 vjeçari dyshohet se ka kryer së paku pesë vjedhje nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë.

“Me datë 12.09.2024 Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku 5 (pesë) raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth”, njoftoj policia.

Për veç veprimeve tjera hetimore policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjet sende të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe me urdhër te prokurorit kujdestar si prova materiale jan sekuestruar : 2 (dy) biçikleta, 1 (një) motosharrë ,1 (një) trotinet dhe 31 (tridhjetë e një) palë këpucë të ndryshme .

I dyshuari është intervistuar ne prezencë të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark