Insajderi
Lajme

Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së

Insajderi
15 September 2024 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Kaqanillit në 26-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se Beteja e Kaqanollit ishte nga betejat më të rëndësishme.

“26 vjet më parë, nisi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin një sinjal i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata kuptuan se fryma e mbjellë nga Zahiri, Hakifi e Iliri, jo vetëm që nuk ishte shuar, por do të bëhej gjithashtu shkatërrimtare për planet e tyre djallëzore”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar heronjtë nga Zona Operative e Llapit.

“Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta na bën më të fortë dhe më të vendosur për të rikthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark