Moti i keq në Shqipëri/ Pushtohet nga mjegulla një ask rrugor, vështirësi në qarkullim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i keq në Shqipëri/ Pushtohet nga mjegulla një ask rrugor, vështirësi në qarkullim

    Insajderi
    15 September 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksi nacional Pogradec-Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla të dielën, ku më e dendur ka qenë në ngjitje dhe zbritje të Qafë-Thanës.

    Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar

    Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve

    Policia ka qenë në monitorim të gjithë segmentit rrugor ndaj e për këtë janë shmangur e aksidentet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark