Bashkëpunëtori i ngushtë i Bulliqit ka sulmuar sekretarin e degës së LDK'së në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunëtori i ngushtë i Bulliqit ka sulmuar sekretarin e degës së LDK’së në Podujevë

    Insajderi
    15 September 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e LDK’së në Podujevë ka njoftuar se bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit Shpejtim Bulliqi, R.H, “pa asnjë justifikim dhe problem paraprak ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës, Besim Latifi”.

    “Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Sipas tyre pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

    “Pushteti lokal në Podujevë për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet tutje në njoftim.

    Kohëve të fundit janë shtuar përplasjet politike por edhe ato fizike mes eksponentëve të LVV-së dhe LDK-së në Podujevë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark