Insajderi
Lajme

FSK e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testohen edhe kapacitetet e togut të mortajave

Insajderi
16 September 2024 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testohen edhe kapacitetet e togut të mortajave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar Kompania e Shtabit e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore e ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor’’Arrow Delta 01’’”.

FSK thotë se qëllimi i ushtrimit kishte objektiv testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse si dhe testimin e kapacitete të liderëve kyç.

“Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç. Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark