Insajderi
Lajme

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Insajderi
16 September 2024 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi.

Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në Kuvend duke aluduar se është lloç i vershimeve.

“Nuk më le me fol, unë e mora fjalën. Problemi i Vuçiqit e me Kurtin është problem me elektoratin e tyre, Albini po punon për zgjedhje, kurrgjë për vendin e vet. Nuk bohna nervoz me parapolitikë. Politikë në 51% mundet me depërtu pak si vershime, i mban do gurë, do lloça”, tha Matoshi në Kanal10.

Reagoi ashpër Mefail Bajqinovci.

“Qysh bre për zgjedhje që 4 vjet. Nuk është e vërtetë. Nuk jam hi pahiri në politikë. Nuk është qashtu. Jam bo deputet dy herë. Ti s’ke mujt. Më ofendove. Ke tentu me plot gazetarë, kurrë s’ke mujt me hi deputet”, reagoi Bajqinovci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark