Insajderi
Lajme

Vetura shkel një këmbësore në Vushtrri, dërgohet në spital

Insajderi
16 September 2024 - 21:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura shkel një këmbësore në Vushtrri, dërgohet në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku është shkaktuar të hënën në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona Vushtrri.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një këmbësore.

Këmbësorja ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark