Insajderi
Sport

“Na keni çarë k****”, tifozët e Milanit të pakënaqur me ekipin pas humbjes me Liverpool-in

Insajderi
18 September 2024 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Na keni çarë k****”, tifozët e Milanit të pakënaqur me ekipin pas humbjes me Liverpool-in
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milani u mposht me rezultatin 1-3 ndaj Liverpool-it, në duelin e parë të Champions-it, duke zhgënjyer totalisht tifozët kuqezinj, të cilët nuk i kursyen shpërthimet ndaj skuadrës së tyre.

Prej minutës së 80-të disa tifozë kuqezi u larguan nga tribuna e San Siros, ndërsa nga minuta e 85-të “Curva Sud” vendosi të mos këndonte më këngë dhe të heshtin.

Para fishkëllimës së fundit atmosfera u nxeh edhe më shumë. “Na ke çarë k***”, ka brohoritur disa herë i gjithë stadiumi teksa ndeshja shkonte drejt fazës finale. Pasi ndeshja mbaroi, Fonseka dhe lojtarët e tij u rreshtuan nga tifozët poshtë tribunës, duke marrë kritika të shumta. Mbrëmjen e sotme 59.826 tifozë ishin të pranishëm në San Siro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark